Lajme
Diskutohet plani për veriun
Nuk dihet sigurt roli i saktë që do kenë doganierët vendës në veri, nëse do të kenë rol ekzekutiv apo do të jetë rol këshillues
Përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ata të misioneve ndërkombëtare të akredituar në Kosovë po e diskutoinë mundësinë e dërgimit të policisë dhe doganierëve kosovarë në pjesën veriore të vendit, pas skadimit të marrëveshjes së KFOR-it më 16 shtator.
Ende nuk është e qartë se çfarë roli dhe çfarë fuqie do kenë ata në veri. Por, plani për veriun është diskutuar ndërmjet ambasadorit amerikan, Christopher Dell, shefit të EULEX-it, Xavier bout de Marnhack, komandant i t në largim të KFOR- it , Erhard Buehler dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan “Zëri”.
Sipas burimeve të “Zërit”, këta zyrtarë janë ende duke shqyrtuar detajet finale të asaj që do të ndodhë një ditë pasi do të përfundojë marrëveshja 11- pikëshe që po implementohet nga KFOR-i.
“E vetmja gjë që nuk dihet sigurt është roli i saktë që do kenë doganierët vendës në veri, nëse do të kenë rol ekzekutiv apo do të jetë rol këshillues, monitorues dhe mentorues”, ka theksuar një zyrtar që të enjten ishte i pranishëm në disa prej takimeve. Sipas tij ende nuk është vendosur as vendi ku doganierët kosovarë do të dërgohen fizikisht më 16 shtator.
Pjesë e diskutimit është nëse doganierët kosovarë të dërgohen fillimisht në njërën pikëkalimi kufitar apo në të dyjat, Portën 1 dhe Portën 31
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











