Kosova
Dita botërore e lirisë së shtypit
3 Maji konsiderohet Dita botërore e lirisë së shtypit. Shënimi i kësaj dite vjen nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale, përcjell albinfo.ch.
Referuar organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë një konferencë për media dhe një tryezë diskutimi.
Ndryshe, tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media.
3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












