Kosova
Dita e fundit e regjistrimit të popullsisë, deklarohen nga Qeveria
Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në lidhje me kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrim të popullsisë ka thënë se nuk vendosin ata, por Qeveria e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E për këtë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje ka thënë se beson që gjatë ditës do ta kenë një përgjigje.
“Do ta shoh gjatë ditës, besoj që do ta kemi një përgjigje”, ka thënë Kryeziu.
Ndryshe, sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill dhe qytetarë të shumtë janë ankuar se ende nuk janë regjistruar – duke kërkuar kështu shtyrje të afatit për regjistrim.
Rezultatet preliminare të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.
Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2 mijë euro, nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi. Këtu nuk përfshihen informacionet mbi përkatësinë etnike dhe fetare, të cilat nuk janë të detyrueshme.
Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë COVID-19.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau













