Kosova
Dita e katërt e gjykimit: Avokati kërkon dënim për vrasje nga pakujdesia
Avokati: Nëse ai do të kishte planifikuar vrasjen, këtë mund ta bënte në Maqedoni. Atje, “akte të tilla do të gjykoheshin më butësisht”
Sot, në ditën e katërt të procsesit gjyqësor për vrasjen në Bergdietikon ka folur avokati i të akuzuarit. Ai ka kërkuar që krimi të klasifikohej si vrasje nga pakujdesia dhe që të shqiptohej një dënim me tetë vjet burg, trasnmeton albinfo.ch.
Për ta cilësuar aktin si vrasje nga pakujdesia, avokati u përpoq të bindte gjykatën se klienti i tij e kishte kryer aktin në një gjendje tronditjeje emocionale. Fjala është për pas reagimin e tij pasi ka parë fotot eksplicite të viktimës
Avokati ka shtuar se klienti i tij nuk dinte asgjë për lidhjen e gruas së tij dhe nuk kishte planifikuar krimin. Përndryshe, “si masë parandaluese” do të kishte hequr të gjitha kamerat nga banesa që kishte vendosur aty për t’u mbrojtur nga hajdutët.
Nëse ai do të kishte planifikuar të vriste gruan e tij, ai mund ta kishte bërë këtë në atdheun e tij të vjetër, Maqedoninë e Veriut, shkruan Keystone-SDA. Atje, “akte të tilla do të gjykoheshin më butësisht”, tha avokati mbrojtës.
Prokurori kërkon kualifikimin e krimit si vrasje e rëndë
Siç shpjegoi prokurori publik të mërkurën, këtu bëhej qartësisht fjalë për vrasje të rëndë. Prandaj prokurori ka kërkuar dënimin me 18 vite burg. I akuzuari, sipas prokurorit, duhet ta ketë ditur prej kohësh këtë lidhje, në saje të përgjimeve të tij.
I akuzuari ka vepruar nga xhelozia, për hakmarrje dhe interesa financiare. Sipas kontratave përkatëse (të bëra pak ditë para krimit), ai do të kishte të drejtën për të fituar 1.8 milion franga nëse gruaja e tij 41-vjeçare do të vetëvritej ose do të vdiste në një aksident, përcjell albinfo.ch. Pas krimit, ai bëri gjithçka për të simuluar vetëvrasjen.
Në fjalën e tij përmbyllëse, i akuzuari deklaroi se i vjen shumë keq për “aktin e tij të tmerrshëm”.
“Unë jetoj me këtë akt çdo ditë,” thotë ai. Atij i vjen keq për të. I mungojnë fëmijët dhe gruaja e tij. I vjen shumë keq për atë që ka bërë. Fëmijët e tij kanë sigurisht shumë pyetje për të bërë. Ndër të tjera: “Babi, pse ka vdekur nëna jonë?”.
Më pas Afrim T., me ndërprerje zëri dhe duke qarë, u flet fëmijëve të tij fjalë shumë personale. I akuzuari në fund i thotë gruas së tij të vdekur: “Zemra ime, më vjen shumë keq për atë që të kam bërë”.
Për arsye sigurie dhe hapësirë, seanca po zhvillohet në ambientet e policisë kantonale në Schafisheim.
Vendimi do të shpallet të premten pasdite.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













