Integrimi
Dj. Gjaka “dridh” diskotekat e Austrisë
"Është shumë e vështirë të depërtosh në një qytet si Vjena ku janë afër 2 milion njerëz dhe ku konkurrenca është shumë e madhe për të punuar si Dj. Por nëse stili i muzikës ndryshon nga të tjerët, atëherë të hapen rrugët drejt suksesit”, shprehet Dj Gjaka për “albinfo.ch”
Interesimin për stilin e muzikës Disco & Funk e filloi që në adoleshencën e tij të hershme. Përgjatë shkollës së mesme Kamber Gjaka kishte nisur të punojë si teknik operator – dj, por edhe si moderator në disa emisione të natës në një radio lokale në Prishtinë. Me profesionin e Dj. kishte debutuar më muzikë Funk, Jazz ndërsa më vonë edhe House/ Tech House.
Dj. Gjaka prej tetë vitesh jeton në Vjenë të Austrisë ku ka arritur të performojë muzikë në diskotekat më të njohura austriake. Gjaka edhe pas shumë vitesh nuk ndalet duke punuar në pasionin e tij të muzikës dhe mundohet t`i qëndrojë besnik muzikës Deep & Tech House!
“Po bëhen afër 8 vite që jetoj në Vjenë. Fillimi natyrisht se nuk ishte shumë i lehtë. Aq më tepër të depërtosh në një qytet si Vjena ku janë afër 2 milion njerëz dhe ku konkurrenca është shumë e madhe për të punuar si Dj. Por nëse stili i muzikës ndryshon nga të tjerët, atëherë të hapen rrugët drejt suksesit”, shprehet Dj Gjaka për “albinfo.ch”.
Ai ka studiuar në Jjridik dhe shkencat politike ndërsa është në prag të mbrojtjes së masterit në Vjenë. Dj, i preferuar i tij është Marco Carola.
Përveç performimit si Dj. ai është edhe prodhues muzikor për vete dhe të tjerët. Dj. Gjaka sapo ka përfunduar edhe albumin e tij të parë. “Albumi është i zhanrit Tech House, titullohet “Movin Out” dhe ka katër këngë. Njërën këngë e ka punuar remix një producent nga Argjentina dhe ka dalë shumë e mirë. Ky është bashkëpunimi i parë me të dhe jam shumë i kënaqur.
Kompania që e ka marrë përsipër për ta edituar albumin është “Krafted/EJ Underground Records” nga Londra. Ata do bëjnë të gjithë promon dhe shpërndarjen në të gjitha portalet e muzikës elektronike”, thotë ai duke shtuar se performimin e këngëve të tij mund ta ndjekim në “Facebook” apo edhe në Soundcloud në Instagram.
Dj. Gjaka ditë më parë mori pjesë në një festivalin United Sound Fesival në Timisoara në Rumani.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar
















