Futboll
Djali i Igli Tares transferohet te Rapidi i Vjenës
Futbollisti Tare ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi me Rapidin e Vjenës, shkruan albinfo.at
Etienne Tare mbylli aventurën e tij me Lazion U19 dhe është transferuar në Austri. Djali i Igli Tares, ish-sulmuesit të Kombëtares dhe drejtorit sportiv të Lazios, ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi me Rapidin e Vjenës, shkruan albinfo.at
Sulmuesi do të bashkohet me ekipin e dytë të Rapidit, që garon në divizionin e dytë të futbollit austriak. Etienne ka lindur në Brescia, ekip ku babai i tij kaloi vitet më të bukura të karrierës.
Drejtori sportiv i Rapidit, Zoran Barišić tha për transferimin: “Tare është një qendërsulmues shtatlartë që ka ende shumë potencial për zhvillim. Ne e shohim atë në projektin tonë të ri dhe tani ai duhet të fitojë përvojën e vlefshme në futbollin e të rriturve me ekipin tonë të dytë”, ka thënë ai për mediat austriake, transmeton albinfo.at.
Ndërkohë, vetë Tare ka thënë se nuk u mendua dy herë kur iu dha mundësia për t’u bashkuar me SK Rapid. “Kam kaluar gjithë jetën time futbollistike te Lazio, tani mezi pres të filloj këtu dhe të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj”, shprehet ai.
Tani 18-vjeçari është gati të provojë aventurën e parë jashtë Italisë. Objektivi është shënimi i sa më shumë golave dhe kalimi sa më shpejt tek ekipi i parë dhe më i dashuri i kryeqytetit austriak.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel











