Kosova
Djali i vogël që po kërkonte babanë e tij

Më 7 korrik 1999 në Prizren, Shpëtimi i vogël u fotografua në një demonstatë duke treguar portretin të babait të tij të zhdukur.
Sytë e tronditur, Shpëtimi i vogël mban fort fotografinë e babait. Mbi të, mund të shohim një shenjë: “Mos na harroni”. Djali i vogël me sy të kaltër e gjeti babanë e tij disa ditë më vonë në një burg serb.
I lodhur, i keqtrajtuar, i torturuar, por ende në këmbë, babai i Shpëtimit u kthy më në fund në shtëpi.
Shumë prej tyre nuk kanë qenë aq me fat dhe nuk janë gjetur kurrë. Njëzet e dy vjet pas luftës në Kosovë, qindra familje ende mbajnë zi për të zhdukurit e tyre. 1637. Sot, 1637 përfaqëson numrin e njerëzve që nuk janë kthyer kurrë që nga lufta. Ku janë ata? Askush nuk mundet të imagjinojë vuajtjet që ende ndjejnë të gjitha këto familje.
Pamundësia mizore e zisë, shpresa e padurueshme që një ditë të dashurit e tyre do të kthehen apo edhe pafuqia para padrejtësisë që u është shkaktuar. Çdo vit, varreza masice me civilë shqiptarë të vrarë në Kosovë zbulohen në të gjithë Serbinë. Këtë vit, ne kemi vendosur të flasim për këtë problematikë.
Në partneritet me shoqatën “Muralfest” në Kosovë, shoqata jonë ka subvencionuar këto dy piktura murale në qytetin e Ferizajt. Ne jemi gjithashtu anëtarë të kolektivit ndër-asociativ “1637”.
Ashtu si Shpëtimi i vogël dhe të dashurit e tij, familjet dhe të zhdukurit bërtasin “Mos na harroni”. Ne kemi vendosur që kujtimet e tyre të ekzistojnë në muret tona, në zemrat tona dhe në mendjet tona. Ne kemi vendosur të vazhdojmë luftën për aq kohë sa ka ende familje të pikëlluar që presin me dëshpërim trupat e të dashurve të tyre. “1637-Nuk është vetëm një numër”
Per CréAction Genève, Leonard Ferati president
E-Diaspora
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia Kosova ka pa dyshim një thesar të pasur natyror, ku gërshëtohen malet, liqenet dhe burimet. Le...
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
Jeta në Zvicër
-
Grabiten implante dentare me vlerë rreth 1 milion CHF në Oensingen Një grabitje profesionale ka ndodhur të martën në mbrëmje në një kompani të specializuar në prodhimin...
-
UBS fillon migrimin e klientëve zviceranë të Credit Suisse
-
Tre sulme seksuale në vetëm dy orë në Biel
-
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
-
Taksimi i shoferëve të huaj: A është zgjidhja për bllokimet e trafikut gjatë verës?