Integrimi
“Djali i Xhakes mund të këndojë një ditë yodel”
Drejtori i platformës Albinfo.ch, Bashkim Iseni, ka dhënë një intervistë për “20minutes” dhe thotë se nuk e kupton hapjen e hetimeve kundër lojtarëve të ekipit zviceran që kanë shprehur gëzimin e tyre në fitoren kundër Serbisë.
Çfarë u thoni atyre që e shohin dhunën në kremtimin e Granit Xhakes dhe të Xherdan Shaqirit në veçanti?
Nuk ka dhunë në gjestin e shqiponjës. Riprodhohet edhe në vallet popullore. Mimja me duart, është tamam e njëjtë si për brazilianët që do të kërcenin samba pas një goli. Natyrisht, ekziston një simbol i lirisë. Pas shqiponjës, ekziston ideja për të fluturuar, për të marrë lartësinë. Por, në asnjë rast nuk është gjest që nxit dhunë.
Si e shpjegoni formën e agresionit që mund të shihet në fytyrat e lojtarëve zviceranë pas golave?
Ata u fyen për atë që janë, jo për atë që bënë. Kur ju jeni i fishkëlluar, ju, në veçanti, kur nuk keni bërë asgjë, një përgjigje e sinqertë është pa dyshim njerëzore.
A e kuptoni se një hetim është hapur nga FIFA?
Jo. Është e habitshme dhe është një gabim. Nëse merren sanksione, ne duhet t’i dënojmë ata që janë përgjegjës për gjithë këtë: tifozët, të cilët i fyenin ata, të cilët bënë gjykime racore. Serbët kanë shkuar shumë larg para ndeshjes. Ata e politizuan këtë takim. Ministri i Jashtëm serb tha se nuk e dinte nëse po luante kundër Zvicrës apo Kosovës! Ne e dimë mjedisin e futbollit në Serbi. Shohim shumë koka të rruara, është një fakt.
Por lojtarët zviceranë gjithashtu shkuan pak më larg…
Ata kurrë nuk sulmuan, thjesht e mbrojtën veten me simbolin që i lidh ata me origjinën e tyre. Nuk kishte asnjë provokim të vetëm nga lojtarët, as në deklaratat pas ndeshjes.
Nëse thuhet se disa lojtarë ishin më të motivuar për ta mundur Serbinë se sa një kundërshtar tjetër, çfarë thoni?
Behrami ishte fantastik kundër Brazilit! Këta lojtarë janë krenarë që luajnë për Zvicrën, për vendin e tyre. Një mik më tha se këto janë “shqiponjat tona zvicerane”. Kjo është saktësisht e drejtë.
Çfarë duhet bërë atëherë për të përmirësuar gjërat?
Të dërgojmë mesazhin e duhur te Secundos që jetojnë me ne. E ardhmja e vendit tonë varet edhe prej tyre. Ndoshta djali i Xhakes do të këndojë yodel! Këta lojtarë shërbejnë si ura. Le të mos harrojmë se jemi të gjithë pas një ekipi. Ky moment bashkimi kundër Serbisë ishte i madh. Ky ekip është Zvicra që rrezaton. Natyrisht, kjo shkon kundër syve blu të Heidit …
Kështu që ju jeni i zemëruar me disa që kanë reaguar fuqishëm kundër këtyre dukurive…
Po, kjo është polemikë e vërtetë: fjalët e Roger Köppel, qëllimi i vetëm i të cilit është të thyhen, të gërvishtin një imazh të një Zvicre të bashkuar që fiton. Para ndeshjes kundër Serbisë, Embolo po vallëzonte në muzikën shqiptare që Xhaka kishte vënë. Në fakt, Nati ka arritur atë që ish-Jugosllavia nuk e ka bërë
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











