Maqedonia
Djemtë nga Ballkani, braktisin shtëpinë e prindërve në moshën 35-vjeçare
Një studim i realizuar ga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat, tregon se djemtë nga Ballkani qëndrojnë në "hotel mama" mesatarisht 35 vjet para se të shpërngulen në shtëpitë e tyre
Djemtë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Mali i Zi janë më të llastuarit në Evropë. Ata janë mbi 35 vjeç kur largohen nga “Hotel Mama”, shkruan srf.ch.
Suedezët dhe luksemburgasit ndërkaq braktisin shtëpitë e prindërve në moshën 18, respektivisht 20-vjeçare dhe kështu llogariten si më të hershmit e kësa kategorie, transmeton albinfo.ch. Zviceranët ikin nga shtëpia prindërore në moshën rreth 24-vjeçare.
Ndërkaq, ata që njihen si “Mamminos” klasikë, italianët dhe grekët, nga ana tjetër, janë viktima të një paragjykimi: ata zënë vetëm vendin e 7-të, gjegjësisht të 11-të në listën e “braktisësve” të vonë, të përpiluar nga Eurostat. Kështu ishte edhe 10 vjet më parë.
Në vitin 2019, maqedonasit e veriut dhe malazezët ishin në epërsi, të ndjekur nga serbët, kroatët, bullgarët dhe sllovakët,. përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, djemtë në shtetet veriore të Evropës pavarësohen më herët: përveç suedezëve dhe luksemburgasve, danezët, finlandezët dhe estonezët gjithashtu lëvizin në shtëpitë e tyre mesatarisht para ditëlindjes së 23-të.
Në Danimarkë dhe Suedi, vetëm 4 përkatësisht 5.7 për qind të djemve të moshës 25 deri 34 vjeç ende jetojnë me prindërit e tyre, përcjell albinfo.ch. E kundërt është gjendja gjetiu: Më shumë se gjysma e meshkujve të këtyre moshave jetojnë ende tek prindërit në Kroaci (62 për qind), Greqi (57.8) dhe Sllovaki (56.4).
Djemtë qëndrojnë në shtëpinë e prindërve më gjatë se vajzat
Rreth 18 për qind e zviceranëve dhe gjermanëve nuk janë ende në gjendje të pavarësohen deri në moshën 25-34 vjeçe. Mesatarja evropiane është 30 për qind.
Djemtë qëndrojnë më gjatë në “hotel Mama” sesa vajzat praktikisht kudo në Evropë – përveç në Luksemburg, ku gratë e reja lëvizin 0.3 vjet më vonë se vëllezërit e tyre.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













