Lajme
Dobësimi i opozitës së vërtetë
Dalja e Alma Lamas nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, ashtu si edhe e dy deputetëve të LB-së më herët, e kanë ranguar këtë grup parlamentar vetëm në të katërtin e radhës
Pakënaqësia politike dhe ekonomike në Kosovë po shtohet dita – ditës, por jo edhe kundërshtimi i organizuar politik. Grupacione të vogla demonstruesish të organizatava joqeveritare, përmes të cilave drejtuesit e tyre synojnë të katapultohen në politikë, më shumë po dëshmojnë pavendosmërinë e kundërshtimit ndaj qeverisë dhe kryeministrit sesa vendosmërinë për të ndryshuar gjendjen mizerable ekonomike dhe politike në vend.
Edhe opozita e njëmendtë parlamentare është shtuar numerikisht, por është tkurrur dhe dobësuar organizativisht. Ajo që dukej se do të fillonte të ndodhte me largimin e Emin Gërbeshit dhe më vonë edhe të Muhamet Mustafës nga koalicioni qeveritar, i përcjellë me pakënaqësi dhe zëra kritikë edhe të kryeparlamentarit dhe disa deputetëve të tjerë të PDK-së dhe LDK-së, nuk ndodhi. Po ndodh fatkeqësish t e kundërta.
Opozita e vërtetë po dobësohet numerikisht dhe organizativisht. Dalja e Alma Lamas nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, ashtu si edhe e dy deputetëve të LB-së më herët, e kanë ranguar këtë grup parlamentar vetëm në të katërtin e radhës. Zatën me largimin e Alma Lamas Vetëvendosja humb një prej zërave më intelektual jo vetëm nga radha e deputeteve të saj, por edhe të Parlamentit të Kosovës në përgjithësi.
Se humbja është e madhe dhe fatkeqe do të duhej të kishte kurajo dhe ta thoshte edhe vetë Vetëvendosja. Se dobësimi i radhëve të organizuara të opozitës së vërtetë është dëm për Kosovën është e padiskutueshme. Se rënia e qeverisë aktuale dhe vënia prapa grilave e kryeministrit aktual është shpëtim për Kosovën, siç tha Albin Kurti me rastin e diskutimit për aprovimin e ligjit për amnisti, është po ashtu e vërtetë , por se qeveria mund të bijë vetëm përmes shtimit të radhëve organizative të opozitës së vërtetë të udhëhequr nga Vetëvendosja është po ashtu e padiskutueshme.
Atëherë Albin Kurti dhe Vetëvendosja e sidomos Visar Imeri duhet të fillojnë dhe ta rishqyrtojnë sjelljen dhe veprimin e tyre. Alma Lama ka mundur të shpëtohet. Ajo që moti ka dhënë sinjale pakënaqësie, por pakënaqësia e saj jo vetëm është injoruar, por edhe është sfiduar përmes një koketimi të pakuptimtë me zëra radikalë. Edhe koalicioni me LB-në ka mundur të shpëtohet, qoftë edhe me përmbushjen e „sakrificës” financiare të Vetëvendosjes ndaj tyre.
Edhe pritja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes se deputetët e shkëputur nga koalicioni qeveritar apo zërat e brendshëm opozitarë, përfshirë kryeparlamentarin, do të shkojnë dhe do të trokasin në dyert e Vetëvendosjes siç shkohet për të kërkuar punë në një ndërmarrje, është një prepotencë e llojit të vetë. Kështu opozita e njëmendtë e organizuar në Parlamentin e Kosovës po dobësohet. Kështu pa dashje po i ndihmohet kryebosit dhe bosit të bosave, por jo Kosovës. E Kosova nuk mund të shpëtohet duke ndihmuar me apo pa dashje oligarkinë qeveritare.
Nexhmedin Gerguri, 12 korik 2013
(Mendimet e shprehura në këtë opinion nuk janë dosmosdoshmërisht qëndrime të redaksisë)
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











