Shkurt.ch
Dogana e importit të veturave dhe rrobave do të hiqet në Zvicër
Rroba të importuara, vetura, pajisje shtëpiake, duhet të jenë më të lira në Zvicër. Këtë e synon Këshilli Federal në Bernë, i cili do të shfuqizojë të gjitha taksat doganore industriale. Për këtë tashmë kanë nisur konsultimet dhe Qeveria e Zvicrës kishte bërë publik planin një vit më parë, si pjesë e një pakete masash kundër çmimeve të larta në vend. Heqja e tarifave doganore industriale do të ketë një ndikim pozitiv mbi konsumatorët, thotë raporti, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kompanitë duhet të përfitojnë gjithashtu nga konsumi më i lirë. Nëse Parlamenti pajtohet, tarifat doganore industriale do të hiqen deri më 1 janar 2022.
Zvicra aplikon taksa doganore të importit për shumicën e produkteve industriale që mesatarisht shkon deri 1.8 për qind. Megjithatë, për disa produkte, për shembull, rrobat, taksat janë më të larta. Tarifat mesatare janë 5.6 për qind për produktet e tekstilit dhe 4 për qind për rroba.
Të ardhurat totale nga taksat doganore janë mbi një miliard franga zvicerane. Produktet industriale përbëjnë rreth 40 për qind, ndërsa të ardhurat e mbetura doganore vijnë nga prodhimet bujqësore.
Këshilli Federal thotë se tarifat për prodhimet industriale fillimisht kishin një efekt mbrojtës për industrinë vendëse për të luftuar konkurrencën nga jashtë.
Përveç heqjes së tarifave doganore industriale, do të thjeshtësohen edhe tarifat komplekse për produktet industriale. Këshilli Federal dëshiron të zvogëlojë numrat tetëshifrorë të tarifave nacionale në gjashtë shifra të harmonizuara ndërkombëtarisht. Dy shifrat e fundit duhet të zëvendësohen nga dy zero. Numrat e tarifave, të cilat janë të domosdoshme, për shembull, për grumbullimin e taksës së naftës, mineraleve ose taksës së automobilave, mbeten me tetë shifra.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












