Lajme
Dogana e Kosovës ka shkatërruar mallra të falsifikuara
Mallrat nga Kina dhe Turqia, kryesisht veshmbathje të markës tregtare Timberland, Tommy Hilfiger, Lacosta dhe Puma
Dogana e Kosovës ka shkatërruar mallra të konfiskuara, për të cilat është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë. Malli i asgjësuar kap vlerën e 50 mijë eurove dhe shumica e tyre ishin konfiskuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit.
Mallrat që u janë nënshtruar procesit të shkatërrimit përbëhen prej 1743 njësi dhe janë me origjinë nga Kina dhe Turqia dhe janë kryesisht veshmbathje të markës tregtare Timberland, Tommy, Hilfiger, Lakosta dhe Puma.
Zyrtarët e Doganës së Kosovës, kanë deklaruar se shkatërrimi i këtyre mallrave ka qenë i detyrueshëm, pasi që është bërë shkelje e të drejtës së pronësisë.
Dogana ka paralajmëruar kompanitë, të cilat importojnë mallra të falsifikuara se këto lloj mallra mund t’i nënshtrohen konfiskimit dhe shkatërrimit nëse vërtetohen se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.
Po ashtu ka inkurajuar bartësit e së drejtave që të aplikojnë në Doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












