Kosova
Dogana e Kosovës kap mbi 100 kg drogë në një autobus të ardhur nga Shqipëria
Mbi 100 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë raportohet se janë sekuestruar nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Vërmicë, në dalje të Prizrenit, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu raportohet se Dogana e Kosovës kishte marrë informacion paraprakisht se një autobus i nisur nga Shqipëria drejt Kosovës po transportonte drogë.
Më pas i njëjti autobus ishte ndalur në Vërmicë, ku janë gjetur 120 kilogramë marihuanë të paketuar, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.
Vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.
Doganës së Kosovës ndihmë kishte kërkuar edhe njësia K9 e Policisë së Kosovës për kontroll të detajuar.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025













