Lajme
Doganës i duhen mbi 109 milionë euro
Më shumë se 109 milionë euro duhet të grumbullojnë deri në fund të këtij viti Doganat e Kosovës, për ta arritur cakun e planifikuar nga Ministria e Financave.
Deri në javën e 47-të të këtij viti, përkatësisht javën e parafundit të nëntorit 2011, Doganat kanë grumbulluar 721.8 milionë euro dhe për 5 javët e ardhshme, përkatësisht deri më 31 dhjetor 2011, Doganat duhet t’i grumbullojnë 830.5 milionë euro, apo edhe 109 milionë euro, ashtu siç është obliguar nga Ministria e Financave.
Për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, këtë vit, Doganat kanë grumbulluar 107 milionë euro më shumë, mirëpo deri në fund të këtij viti, për çdo javë i duhet t’i grumbullojnë mesatarisht rreth 20 milionë euro, që rrallëherë i ka ndodhur sivjet të grumbullojë aq mjete, shkruan Zëri.
Nga ana tjetër, në bazë të raportit statistikor të muajit shtator të këtij viti të Bankës Qendrore të Kosovës, të hyrat e mbledhura në kufij vazhdojnë të dominojnë strukturën e të hyrave buxhetore, të cilat deri në shtator 2011, përbëjnë 63.3 për qind të gjithsej të të hyrave.
Sipas këtij raporti, të hyrat e mbledhura në kufi j shënuan rritje vjetore prej 16 për qind, rritje kjo që deri në një masë i atribuohet rritjes së importeve gjatë kësaj periudhe (13.4 për qind). Në kuadër të tatimeve të mbledhura në kufij, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) përbën kategorinë më të madhe, me pjesëmarrje prej 50.2 për qind në gjithsej të hyrat e mbledhura në kufi.
Vlera e të hyrave nga TVSH në kufi deri në shtator 2011, arriti në 296.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13 për qind. Ndërsa, të hyrat nga akciza në kufi (përfshirë akcizën në duhan) u rritën për 22.8 për qind, duke arritur vlerën prej 207.6 milionë euro në shtator 2011.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











