Lajme
Doganës i “zhduken” 300 mijë euro
Pasi ka përvetësuar rreth 300 mijë euro, filiala e UFP-së në Pejë është mbyllur, ndërsa në arrati gjendet punëtori i kësaj filiale
Në terminalin doganor në Pejë janë “tretur si kripa në ujë” rreth 300 mijë euro nga pagesat për zhdoganimin e mallrave. Këto mjete të cilat duhet të ishin derdhur në konton e Doganave të Kosovës, i përkasin zhdoganimit të mallrave që kanë hyrë nëpërmjet pikëkalimit kufitar në Kullë, e cila lidh Kosovën me Malin e Zi.
Këto mjete, siç raporton e përditshmja “Zëri” janë paguar nga importuesit, të cilët pagesat e nevojshme ndaj Doganave i kanë bërë nëpërmjet Agjencisë për Transfere Parash, Unioni Financiar i Prishtinës (UFP), dega në Pejë. Kjo e fundit u ka lëshuar importuesve vërtetime origjinale për pagesat e kryera, ndërsa UFP asnjëherë nuk i ka bartur mjetet në vlerë prej rreth 300 mijë euro në llogari të Doganave.
Pasi ka përvetësuar rreth 300 mijë euro, filiala e UFP-së në Pejë, është mbyllur, ndërsa në arrati gjendet punëtori i kësaj filiale. Kjo ngjarje, sipas zyrtarëve të doganve ka ndodhur në fund të muajit shtator, ndërsa mungesa prej 300 mijë eurosh është vërtetuar dy javë më parë.
“Besojmë se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për këtë rast nga hetimet e filluara”, ka thënë drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica.
Përveç dëmit që i ka shkaktuar doganave, UFP ka mundur të ketë përvetësuar edhe para të tjera nga qytetarë tjerë që kanë bërë pagesa tjera të shërbimeve publike etj. UFP, sipas një njoftimi zyrtar, ofron shërbimin Union Net (Arkëtime dhe Pagesa)-Western Union (Transfertë Parash) në më se 190 agjenci në territorin e Kosovës.
Doganat e Kosovës janë arkëtuesi më i madh i Buxhetit të Kosovës. Që nga viti 2002 e deri më tani Doganat nuk kanë regjistruar raste të tilla, pavarësisht se i kanë grumbulluar në buxhetin e Kosovës mbi 4.5 miliardë euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











