Shkurt.ch
Doganierët konfiskuan mbi 300 kg mallra të falsifikuara
Vetëm për muajin qershor, doganierët në aeroportin e Cyrihut zbuluan 310 kg mallra me marka të falsifikuara, përcjell albinfo.ch duke u bazuar në deklaratat zyrtare të aeroportit. Doganierët konfiskuan kryesisht këpucë sportive të falsifikuara, bluza dhe çanta të cilat i kanë prishur dhe hedhur.
Artikujt me marka të falsifikuara gjendeshin në 29 paketa të cilat, sipas etiketave të mallit, ato duhej të përmbanin vetëm xhinse dhe bluza, deklaron Administrata Doganore Federale (FCA).
Paketat në fjalë vinin nga Turqia dhe kishin për qëllim të arrijnë në Republikën Domenikane. Doganierët zbuluan mallrat e falsifikuara gjatë një kontrolli.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













