Kosova
“DokuFest” bëhet festival nominues për Çmimet e Filmit Evropian
Bëhet e ditur se “DokuFest” bëhet festival nominues për Çmimet e Filmit Evropian. Veprimtaria e tyre i ka shndërruar në festival të përmasave botërore, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se DokuFest tashmë është kthyer në një platformë të veçantë, ku përveç organizimit të festivalit, po vazhdon puna me përkushtim e cilësi në fushën e filmit dhe programeve të edukimit.
Kësaj radhe ata kanë arritur një sukses të madh. Janë përzgjedhur nga Akademia Evropiane e Filmit si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe të filmit dokumentar. Një arritje e jashtëzakonshme për festivalin si dhe për skenën e filmit të Kosovës.
Po ashtu DokuFest këtë vit është një nga 10 festivalet partnere të seksionit Cannes Docs në kuadër të tregut më të madh të filmit në botë gjatë festivalit prestigjioz të Kanës. Ky është viti i parë që ata do të kenë mundësi të prezantohen dhe të promovohen në këtë program.
Cannes Docs ofron një hapësirë dhe program të posaçëm të eventeve për të gjithë profesionistët e filmave dokumentarë – si krijuesit e filmave, e po ashtu edhe vendimmarrësit e industrisë.
Kjo është një mundësi tejet e mirë e krijimit të marrëdhënieve me festivale e filmbërës nga gjitha bota dhe zgjerimit të rrjetit të profesionistëve, të cilët do të ndihmojnë në zhvillimin dhe fuqizimin e gjeneratave të reja të filmbërësve në vendin tonë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














