Kultura
DokuFest, në Forumin e Parë Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit Mjedisor
Gjatë këtyre tri ditëve festivalet do të diskutojnë çështje të përbashkëta, do të forcojnë lidhjet dhe do të promovojnë reflektimin mbi rëndësinë e platformave audiovizuale që nxisin ndryshime të qëndrueshme shoqërore.
DokuFest është një nga 38 festivalet e filmit mjedisor nga e gjithë bota që do të marrin pjesë në Forumin e Parë Ndërkombëtar të Festivaleve të Filmit Mjedisor, që do të mbahet në Seia të Portugalisë nga 13 deri më 15 tetor. Forumi, i organizuar nga CineEco 2018 dhe Green Film Network, anëtare e së cilës është edhe DokuFest, është pjesë e edicionit të 24-t të festivalit të filmit mjedisor në Portugali dhe mbështetet nga Qendra Portugeze e Turizmit.
Gjatë këtyre tri ditëve festivalet do të diskutojnë çështje të përbashkëta, do të forcojnë lidhjet dhe do të promovojnë reflektimin mbi rëndësinë e platformave audiovizuale që nxisin ndryshime të qëndrueshme shoqërore. Pjesëmarrësit ndërkombëtar nga këto shtete do të diskutojnë për çështjet mjedisore dhe të qëndrueshmërisë dhe do t’i ndajnë eksperiencat e tyre në përdorimin e filmit, artit dhe komunikimit për t’i adresuar këto çështje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë Një rezolutë e nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit të Zvicrës do të dorëzohet në Gjykatën... -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën















