Kosova
Don Lush Gjergji: Të punojmë bashkë, për të mirën e shtetit
Don Lush Gjergji ka treguar edhe për takimet që i ka pasur me liderët e politikës kosovare ka thënë se u ka shpjeguar atyre se e mira universale është ajo më e mira për popullin dhe se nuk duhet të jenë vetjakë
Zyrtari i lartë i Ipeshkvisë së Kosovë,s Don Lush Gjergji ka folur për situatën politike në vend duke thënë se disa nga politikanët kosovarë nuk e kanë në mendje unitetin e popullit por vetëm interesin personal. Ai thotë se politikën vendore e ka kapur bajraktarizmi modern.
“Unë mendoj se ne duhet t’i japim shembull popullit. Ne duhet të jemi shembull dhe model. Sa është secili e matë vetveten. Një gjë është shumë e nevojshme në këtë moment. E mira e përbashkët fatkeqësisht pak është e pranishme në zemrën e shqiptarëve. Prej një kolektivizmi siç kemi qenë kemi kaluar në një lloj bajraktarizmi modern”, ka thënë Gjergji në T7.
Tutje Gjergji është shprehur se lutet që vendi të gjejë zgjidhje sa i përket problemeve në situatën politike.
“Njerëzit të jenë të hapur ndaj njëri-tjetrit. Të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët, të shtetit, etj. Zoti t’i ndryshojë mendjen apo zemrat e njerëzve që janë në pozitën vendimmarrëse në mënyrë që e mira të jetë e përbashkët”, ka deklaruar ai.
Don Lush Gjergji ka treguar po ashtu edhe për takimet që i ka pasur me liderët e politikës kosovare ka thënë se u ka shpjeguar politikanëve se e mira universale është ajo më e mira për popullin dhe se nuk duhet të jenë vetjak në këtë aspekt.
“Ne me ta flasim për atë se çka duhet të jetë rruga e bisedimit. Kjo është pika e cila për mendimin tim është e rëndësishme. E mira e përbashkët apo universale është e mira e të gjithëve. E mira e veçantë, apo personale, apo partiake ajo është vetëm një e mirë vetjake. Mungesa e vetëdijes është atëherë kur unë e definojë vetën si një arbitër dhe them është ashtu siç them unë”, ka thënë Gjergji.
Tutje Vikari i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Kosovës duke iu përgjigjur pyetjeve për religjionin që i përket ka treguar po ashtu se përse priftërinjtë vendosin që gjatë gjithë jetës të qëndrojnë të pa martuar.
“Që të jemi gjithmonë në shërbim të popullit. Prandaj familja jonë, është populli jonë. Kisha jonë dhe dashuria jonë mbi të gjitha është për zotin. Do të thotë që të jemi krejtësisht të lirë që t’i përkushtohemi Zotit”, ka deklaruar Gjergji.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











