Sport
Donat Rrudhani, lojtari më i mirë i ndeshjes FC Aarau – FC Wil
Golshënues i vetëm i ndeshjes ishte Patrick Rossini. Ai ka drejtuar në rrjetin e kundërshtarit topin e përgatitur shumë mirë nga Donat Rrudhani
Në ndeshjen e Challenge league (liga e dytë e Zvicrës) në mes të FC Aarau dhe FC Wil, fituan vendësit, me rezultatin 1 me 0.
Kjo fitore në lojën kundër ekipit që mban vendin e dytë në ligë, për FC Aarau erdhi pas tri humbjeve të pësuara javëve të fundit, shkeruajnë mediet zvicerane. Veç kësaj, për FC Aarau kjo ka qenë ndeshja e parë e këtij sezoni, në të cilën skuadra e këtij qyteti ka shpëtuar pa pësuar një gol nga kundërshtari.
Golshënues i vetëm i ndeshjes ishte Patrick Rossini. Ai ka drejtuar në rrjetin e kundërshtarit topin e përgatitur shumë mirë nga Donat Rrudhani, transmeton albinfo.ch. Kjo, bashkë me performancën e përgjithshme të treguar gjatë ndeshjes ka qenë arsyeja që Rrudhani të zgjidhej lojtari më i mirë i ndeshjes.
Të kujtojmë: Donat Rrudhani është i lindur në vitin 1999 ndërsa në FC Aarau ka ardhur para më pak se një muaji nga klubi “Black Stars” i Bazelit. L
oja kundër FC Wil ka qenë e para në të cilën qendërsulmuesi i ri është angazhuar nga fillimi. Ai është zëvendësuar në minutën 76.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027












