Bota
Donatori misterioz dha 200 mijë euro për të sëmurët
Një donator misterioz ka shpërndarë që nga fillimi i vitit të paktën 200 000 euro në formë dhurate para kesh për disa institucione të ndryshme të rajonit të Brunswick në Gjermani.
Një institucioni ku kurohen persona të sëmurë rëndë iu dhurua të hënën 100 000 euro kesh, ose 200 kartmonedha me prerje 500 euro, sipas mediave lokale.
Paratë u gjetën në një zarf të dërguar në adresë të redaksisë së të përditshmes rajonale “Braunschweiger Zeitung” dhe ku citohej marrësi, të cilit i dhurohej shuma e parave, shkruan DPA, përcjell Albinfo.ch.
‘’Ne nuk jemi aspak në dijeni të identitetit të personit dhe nuk duam të kompromentojmë këto nisma të mira, duke u përpjekur për të ditur më shumë’’, shprehet Mache i “Braunschweiger Zeitung”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














