Futboll
Dortmund, në bisedime të avancuara për transferimin e sulmuesit shqiptar
Dortmundi në bisedime për Brojën
Finalisti i Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund, është në bisedime me Chelsean për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.
“The Sun” shkruan se Dortmundi dëshrion ta ketë në skuadër sulmuesin e Shqipërisë për edicionin e ardhshëm. Bëhet e ditur se interesimi i Dortmundit ka joshur edhe sulmuesin shtatlartë. Chelsea ka kërkuar rreth 60 milionë euro për Brojën.
Sulmuesi 22-vjeçar në shkurt të këtij viti u huazua nga Chelsea te skuadra e Fulhamit.
Ai në edicionin aktual në 26 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.
Sipas “The Sun”, Broja do të jetë lojtari i parë i bluve që do të shitet në verë, pasi bisedimet mes klubeve janë në fazë goxha të avancuar, dhe gjithmonë duke iu referuar tabloidit britanik, vetë Broja e dëshiron me ngulm këtë transferim.
I huazuar te Fulham, ku ka pasur deri tani një eksperiencë nën pritshmëritë, pasi është aktivizuar me pikatore, ndryshimi i ambientit mund t’i bëjë mirë sulmuesit shqiptar dhe Borussia e Dortmundit është një ndër ato skuadra që mund të jenë vendi i duhur për t’u ringritur në nivelet më të lartë, duke shfaqur gjithë potencialin e tij.
Skuadër që ka fituar simpatinë e gjysmës së Europës, dhe së fundmi pasi eliminoi milionerët e PSZH-së nga Liga e Kampionëve, Dortmundi mund t’i ofrojë Brojës vitrinën e duhur për të shkëlqyer jo vetëm në Bundesliga, por edhe në kompeticionin kontinental, ku “verdhezinjtë” janë protagonistë të përhershëm.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












