Kosova
Dr. Cuculi: “Oda e Mjekëve të Kosovës kërkon para për workshopin që ne e ofruam falas”
Edhe pse workshopi ishte gratis, ata kërkonin 700 Euro për ta akredituar dhe për të fituar credit points? 700 Euro për një akt burokratik në një vend të varfër!
Kardiologu i njohur shqiptar nga Zvicra, Dr. Florim Cuculi, drejtues mjekësor i Spitalit Kantonal të Lucernit, ka bërë një postim në fb lidhur me një aktivitet të zhvilluar para dy ditësh në Prishtinë. Ai në këtë postim shpreh habinë dhe mllefin me një veprim mosmirënjohës të Odës Ekonomike të Mjekëve të Kosovës ndaj këtij organizimi, shkruan albinfo.ch.
Në vazhdim, teksti i dr. Cuculit.
“Të shtunën organizuam bashkë me YESS Pharma një workshop për interpretimin e EKG-së në Prishtinë. U mahnita nga interesimi, nga angazhimi i studentëve dhe mjekeve të reja/të rinj. Kush thotë që nuk ka interes dhe nuk ka vullnet?!!
Workshopi ishte gratis, unë i mbulova kostot e mia, YESS Pharma mbuloi kostot e sallës. Dhe çka bëri Oda e Mjekëve të Kosovës?! Edhe pse workshopi ishte gratis, ata kërkonin 700 Euro për ta akredituar dhe për të fituar credit points? 700 Euro për një akt burokratik në një vend të varfër! 700 Euro kur e dinin qe eventi ishte gratis për pjesëmarresit dhe nuk bëhej fjalë për marketing të një medikamenti por për mësimin e EKG!!! E turpshme kjo!
Sidoqoftë, unë kam shpresë për të ardhmen. Dhe do të vi përseri, me apo pa credit points! Faleminderit për pjesëmarrjen e angazhuar mjekëve të rinj! Yes, we can!”, përfundon teksti i dr. Cuculit në facebook.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












