Lajme
Dr. Fatime Imeri-Berisha, fituese e çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut prej Diaspore
Dr. Fatime Imeri-Berisha nderohet me mirënjohje nga FIDES
Para pak ditësh me datë 18.01.2023, në kryeqytetin e Kosovës, Prishinë, FIDES “Hasan Prishtina” nderoi Fatime Imeri Berisha, si fituese e çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut prej Diaspore, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Dr. Fatime Imeri Berisha është bashkëpronare dhe CEO e disa laboratorëve dhe klinikave mjekësore në Zvicër
Ajo është vlerësuar si një personazh që ka dhënë kontributin e saj të vyer në vetëdijesimin e komunitetit shqiptar dhe po ashtu profesionalitet që ajo zotëron. Edhe Platforma mediale albinfo.ch (online&print) e kishte shpallur “Personalitet i Vitit” 2021 në Shëndetësi dr. Fatime Berisha-Imeri. Ajo është vlerësuar nga platforma mediale albinfo.ch si një personazh që ka dhënë kontributin e saj të vyer në vetëdijesimin e komunitetit shqiptar mbi pandeminë e koronavirusit, e cila po na përcjell tashmë prej dy vjetësh.
Si fitues te çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për 2022 janë zgjedhur edhe:
1. Libraria Dukagjini, Arba Lluka fitues të çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut filantropik korporativ, ne baze te aktiviteteve te “Fondacionit Agim Lluka”,
2.Edita Dula, fituese e FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut filantropik individual
3.Eco Solution Research – Alberina Gashi, fitues të çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për kontribut në arritje shkencore dhe inovacion.


Lexoni po ashtu për Dr.Fatime Imeri-Berisha:
Dr. Fatime Imeri-Berisha drejton disa laboratorë të Covid-19 në Zvicër
Protagonistët që shënuan vitin 2021, në diasporën shqiptare të Zvicrës
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFatime Imeri-Berisha
- Prejardhja:Prishtinë
- Vendi ku vepron:Cyrih-Zvicër
- Profesioni:Mikrobiologe
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti Numri i personave që kërkojnë punë për më shumë se një vit është rritur ndjeshëm që... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot?












