albinfo.ch
Integrimi
Dr.Florim Cuculi, kërçovari që u promovua docent në Universitetin e Bazelit
Për të bërë promovimin e zgjedhjes së dr. Florimit docent privat, universiteti i Bazelit kishte organizuar një prezantim publik të mësimdhënësit të ri
Një karrierë nga ato të tipit «nga pjatalarësi te milioneri» ai nuk e ka pasur. Por dr. Florim Cuculi ia ka dalë që, në kushte të jë baze shumë modeste, të bëhet jo vetëm mjek specialist i kardiologjisë por, së fundi, edhe docent privat në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit më të vjetër të Zvicrës, atij të Bazelit.
Bëhet fjalë për djaloshin e dikurshëm, i cili në Zvicër kishte ardhur si 14 vjeçar te babai që punonte në ndërtimtari. I takonte një familjeje me kushte mjaft modeste jetese dhe pa asnjë «begraund» akademik.
Dhe tash, rreth 25 vjet më vonë, për të bërë promovimin e zgjedhjes së dr. Florimit docent privat, universiteti i Bazelit kishte organizuar një prezantim publik të mësimdhënësit të ri, me temën që lidhet me specializimin e tij.albinfo.ch ka qenë e pranishme në këtë promovim të mbajtur me 4 shkurt
Dr. Cuculi, jo pa emocione, ka mbajtur ligjëratën e titulluar «Arteriet e vogla, ndikimi i madh. Roli i mikrocirkulacionit koronar te infarkti akut i zemrës».
Prezantimin e tij dhe të rrugës së tij jetësore e akademike e ka bërë dekani i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Bazelit, Prof.Dr. med Thomas Gasser. Ai me këtë rast ka vënë në spikamë cilësitë e dalluara të mësimdhënësit të ri të fakultetit që drejton.
Ligjëratën, dr. Cuculi e ka mbajtur para eprorëve të tij në universitet, kolegëve të punës, miqve dhe para familjarëve të tij që kishin ardhur të ndajnë këtë akt solemn me të birin e tyre të sukseshëm.
Me sinqeritetin që e karakterizon, dr. Florimi flet për prejardhjen e tij nga një fshat i Kërçovës në Maqedoni. Mandej ai e pranon pa komplekse para auditoriumit se arritja e tij ishte e maimagjinueshme për një djalë me këtë prejardhje në kohën kur kishte arritur në Zvicër.
Po kështu ai e vë theksin edhe në arritjet e shqiptarëve të Zvicrës, përmes shembullit të tij dhe të moshatarëve të tij. Ata kanë shënuar rezultate evidente po u pat parasysh baza e ulët prej të cilës janë nisur, ka shtuar doktori, që thotë se është i pari shqiptar i matrikuluar në Universitetin e Bazelit. Ai punon po ashtu si kryemjek në kardiologji, në Spitalin Kantinal të Lucernit.
Dr. Cuculi, me kompetencën e njeriut të shkencës e të praktikës dhe me një paraqitje mjaft sovrane, referoi lidhur me temën e fushës për të cilën ai është përgatitur. Ai ka shpalosur këtu hollësi lidhur me vendosjen e stentave, llojin e tyre sipas peshës së sëmundjes, reagimin adekuat të kardiologut në varësi nga sulmi në zemër (infarkti) etj.
Gjatë ligjëratës, dr. Florimi nuk ka harruar të falënderojë Zvicrën për mundësitë e pakufizuara që jep për arsimin në përgjithësi dhe për avancimin profesional, si në rastin e tij, në veçanti. Me këtë rast ai i është referuar specializimit të tij në Universitetin famoz të Oksfordit.
«Po të mos e kisha ndihmën e shtetit, do të më duhej të merrja borxhe prej qindra mijë frangash që të mund të realizoja këtë specializim», e shprehu dr. Cuculi me fjalët më kuptimplote falënderimin për Zvicrën.
Në këtë prezantim, pjesë e auditoriumit kanë qenë edhe disa nga kolegët e tij shqiptarë të Zvicrës, në mesin e të cilëve edhe Prof.Dr. Omer Xhemaili, i njohur si transplantuesi i parë shqiptar i zemrës, dr. Mentor Bilalli, dr. Yllka Latifi etj.
Babai i Florimit: “Më dhimbsej ta merrja në Zvicër se do ta linte shkollën”
Babai i doktorit, Bajram Cuculi, i cili me pamjen vitale të tij duket më shumë si një vëlla më i madh i Florimit, nuk e fsheh gëzimin për arritjet e të birit. «Që kur ishte i vogël tregonte interesim të madh dhe prirje për të studiuar. Aq i dhënë ishte pas shkollës sa që kur pata vendosur ta merrja në Zvicër, më dhimbsej se po ia ndërprisja hovin e shkollës. Sepse, në atë kohë dihet se çfarë punësh mund të bënim ne si të huaj këtu», thotë Bajrami 59 vjeçar. Por, më vonë doli se ai kishte vepruar mirë. Florimi filloi menjëherë edhe këtu të interesohej seriozisht për shkollën dhe ia doli. «Ne nuk mundeshim ta përkrahnim, përveç moralisht dhe materialisht, si prindër», shprehet babai i doktorit të suksesshëm. Sot, jam së tepërmi i kënaqur me atë që ka arritur Florimi», përfundon ai.
E-Diaspora
-
Dita e Flamurit dhe e mëvetësisë së 111-të të Shqipërisë bashkoi mërgatën në kantonin Uri Tradita vazhdon… Shoqata kulturore “Mërgimi” në Kanton Uri, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së mëvetësisë...
-
Aksidenti në Venecia: Detaje të reja, një kosovar e një shqiptar, në mesin e tri viktimave
-
Gjermani: Besnik Hasani përfundon “Kursin Ndërkombëtar për “Shërbim shtabor”
-
Humb jetën edhe një shqiptar në Itali, tragjedia e dytë në familjen Hoti brenda pak muajve
-
Berlin: Festë nga nxënësit me këngë dhe recitime
Jeta në Zvicër
-
Rreth 600,000 zviceranë nuk dinë se si të dallojnë lajmet e rreme Nuk është befasuese dhe megjithatë shqetësuese: dezinformatat në internet janë në rritje. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Rritet dyshimi për birësime ilegale të fëmijëve nga zviceranët
-
Një person ka bërtitur “Allahu Akbar” para shkollës fillore në Neuchâtel, policia nis operacion të gjerë
-
Iniciohet rishikimi i pensioneve të përjetshme në Zvicër
-
Zvicra zhgënjen në “renditjen e gjelbër” globale