Integrimi
Dr.Roza Allabashi, shkencëtarja shqiptare në kiminë e ujit
Po vazhdojnë sukseset e shqiptarëve në fusha të ndryshme edhe jashtë vendit, ata po integrohen dhe po arrijnë të jenë mjaft të aftë në punën që bëjnë, shkruan albinfo.ch.
Këtë sukses e ka arritur edhe Dr. Roza Allabashi, e cila është shkencëtare shqiptare në kiminë e ujit. Doktor shkencash teknike në kiminë analitike, ajo gjithashtu jep kontributin e saj si shkencëtare në Institutin për Inxhinierinë Sanitare dhe Kontrollin e Ndotjes së Ujërave në Austri.
Përveq kësaj, ajo është gjithashtu edhe bashkëpunëtore shkencore e Universitetit të Teknologjisë në Vjenë.
Shkencëtarja shqiptare është renditur edhe në faqen Intellectual Brand Albania, si vlerë e brendit kombëtar, në prezantimin e së cilës kjo faqe ka bashkangjitur edhe dy thënie:
“Shumë vende nuk kanë fat që të jenë ekonomikisht të pasura, por pothuajse të gjithë janë të pasur me pasuri të patrupëzuara: pothuajse çdo vend në tokë posedon një larmi të madhe të kapitalit kulturor, historik, gjeografik, njerëzor dhe intelektual”. (Simon Anholt)
“E ardhmja e kombit tonë pa dijeninë, përvojën dhe kapitalin intelektual të diasporës, do të jetë si një pikturë pa sfond”. (Andrea Papa)
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës














