Futboll
Drejtori i kombëtareve të Zvicrës flet për ‘çështjen Jashari’
Drejtori i kombëtareve të Zvicrës, Pierluigi Tami ka folur rreth situatës për Ardon Jasharin
Pak ditë më parë Blick raportoi se lojtari i FC Lucern, Ardon Jashari, refuzoi thirrjen për ekipin U21 të Zvicrës, duke favorizuar ekipin e të rriturve.
Situata ende e paqartë ka ngjallur reagime të ndryshme. “TicinoNews” ka folur me drejtorin e ekipeve kombëtare të meshkujve të Zvicrës, Pierluigi Tami, për ta pyetur atë për qëndrimin e tij për këtë çështje, transmeton albinfo.ch.
“Nuk i dimë arsyet”, sqaron Pierluigi Tami. “Në bazë të shpjegimeve të tij do të vendosim se si duam të vazhdojmë. E kemi përsëritur: është çështje identifikimi. Thirrja e kombëtares nuk mund të refuzohet, por mund të ketë përjashtime. Sot njerëzit janë të inatosur sepse një pjesë e shtypit tashmë e ka linçuar lojtarin duke e bërë të duket se ai refuzon kombëtaren. Nuk është kështu, ose të paktën shpresoj”, vijon Tami.
“Para se të lëvizim dhe ndoshta të flasim për sanksionet dhe çfarë të bëjmë si federatë, dua të kem një pasqyrë të plotë të situatës. Ne jemi të gatshëm të falim nëse ka një gatishmëri nga ana e lojtarit për të pranuar gabimin. Unë ju them se Jashari është një djalë shumë i mirë, ndoshta ndonjëherë disa gjëra ndodhin kaq shpejt. Nuk përjashtohet mundësia që kombëtarja ta mënjanojë Jasharin. Dua të flas me personat e përfshirë dhe të kuptoj arsyet, pas së cilës jam në gjendje të marr vendime”, shprehet ndër të tjera drejtori i kombëtareve të Zvicrës, Pierluigi Tami.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












