Integrimi
Driton Emini, udhëheqës i projektit të rrjetit 5g të “T-Mobile” në Austri
Ky projekt madhështor është i pari në Evropë dhe arrihet një herë në dhjetë vite
Menaxheri i suksesshëm shqiptar në Austri, Driton Emini ka qenë udhëheqës i projektit të rrjetit 5 g të lansuar të martën në Austri nga kompania telefonike “T-Mobile” në Austri. Ky projekt madhështor është i pari në Evropë dhe arrihet një herë në dhjetë vite.
Kompania telefonike “T-mobile” në Austri javën e kaluar ka lansuar standardin e ri të internetit 5g për telefonat mobil. Ky projekt është i pari në Evropë, ndërsa fillimisht është duke u implementuar në 17 vendbanime të 5 vendeve administrative federale (Bundesländer) të Austrisë. Mediat vendore në Austri dhe ato ndërkombëtare prej ditësh i kanë dhënë jehonë të madhe implementimit të këtij projekti. Ndërkaq, prapa gjithë këtij suksesi, gjendet shqiptari, Driton Emini.
Menaxheri me prejardhje nga Gjilani, është shef i departamentit të rrjetëzimit në kompaninë „T-Mobile“ në Vjenë të Austrisë. Ai është shumë i lumtur për arritjen e këtij suksesi sepse projekti nuk ka qenë vetëm i „T-Mobile Austria“ por për gjithë grupin e telekomit gjerman.
“Aktivitetet tona ne i kemi filluar para një viti me testimin e 5G në Innsbruck, ku për herë të parë është arritur dirigjimi i një droni përmes rrjetit 5G”, tregon Driton Emini për “albinfo.ch”.
“Puna që kemi bërë më bën shumë krenar mua dhe grupin tim, pasi që më të vërtetë kemi shkruar histori në telekomunikacion, duke qenë të parët në Evropë dhe duke e bërë Austrinë si shtetin pionier për 5G”, shprehet ai.
Në ceremoninë e lansimit, të pranishëm ishin edhe: Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ministri i Infrastrukturës, Norbert Hofer, minstrja e Ekonomisë, Margarete Schramböck si dhe drejtori I “T-Mobile”, Andreas Bierwirth e personalitete të tjera nga politika dhe kompania “T-Mobile” e Austrisë dhe grupit të telekomit gjerman.
“Ky ka qenë projekti më i rëndësishëm në karrierën time profesionale. Lansimi i një teknologjie të re si kjo, ndodhë një herë në dhjetë vite”, nënvizioi eksperti Emini për “albinfo.ch”.
Driton Emini theksoi se projekti i i tij i radhës do të jetë zhvillimi i Use Cases për 5G me qëllim të digjitalizimit të Austrisë dhe Evropës.
Albinfo.ch prej vitesh ka përcjell sukseset e zotëri Eminit në Austri. Një portret më të detajuar për punën dhe veprimtarinë e bashkatdhetarit tonë, mund ta lexoni në këtë link:
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













