Lajme
Driton Kuka shkruan me shumë emocion pas eliminimit befasues të Majlinda Kelmendit
Driton Kuka ka shkruar me mjaft emocion për eliminimin e Majlinda Kelmendit që në raundin e parë t Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio.
Kampionia e ‘Rio 2016’ u mposht nga xhudistja hungareze Reka Pupp, duke mos ia dalë që të mbrojë titullin e kampiones.
Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.
Trajneri i saj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Majlinda në sytë e tij do të jetë gjithmonë kampione.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë dhe pa ndërhyrje:
Krenaria e veprimtarisë time …
Majlinda të falenderoj për jetë!
Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.
Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!
Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.
Kokën lartë Majlinda!
Krenar me ty deri në frymën time të fundit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












