Integrimi
Dritoni kap hajnin e armatosur me thikë
ërse ai kishte bërë këtë akt guximi? Berisha, me gjermanishten e tij që çalon thotë: “Gjermanët na kanë ndihmuar ne atëbotë në Kosovë. Ata më kanë ndihmuar edhe mua si refugjat dhe përse të mos i ndihmoj edhe unë një herë ata?”
Driton Berisha, një azilkërkues 37 vjeçar nga Kosova është bërë hero i ditës në qytetin gjerman Vllingen. Ai ishte duke shëtitur nëpër qytet së bashku me mikeshën e tij gjermane kur kishte parë se si punëtorët e një shitoreje po përpiqeshin ta kapnin një vjedhës. Në atë moment Driton vendos të ndihmojë, shkruan gazeta “Sudkurier”. Dhe e bën këtë pa menduar dy herë. Por ajo që e ka pikasur vetëm më vonë ka qenë plaga në kofshë që e kishte “dhuratë” nga hajduti, i cili kishte qenë i armatosur me thikë, transmeton albinfo.ch. Në fakt thikën Dritoni ia ka vënë re vjedhësit që më parë, kur ai kishte bërë përpjekje ta neutralizonte. Por me briskun e ashtuquajtur “njëdorësh” sepse aktivizohet me një dorë, dorasi kishte provuar ta therte disa herë. “Në lartësi të veshkave”, thotë Dritoni për gazetën.
Berisha i thotë atij disa herë: “Stop”, hiqe thikën nga dora”, por hajni nuk e dëgjon dhe sërish provon ta therë. Në atë moment Berisha e godet atë fuqishëm me grusht në fytyrë dhe e hedh hajnin përtokë. Nga goditja atij i është dashur të trajtohej nga mjeku. Vet Dritoni kishte marrë vetëm një gërvishtje në gistin e madh dhe, siç e kishte vënë re më vonë, edhe një therje të vogël me thikë, në kofshhë. Kur kthehet në shtëpi ai ndjen një djegie në kofshë dhe, kur i shikon pantallonat, ato ishin të tëra në gjak, tregon mikja e tij, Stefania për gazetën. Aty kishte një plagë nga therua me thikë.
Pastaj i vjen një telefonatë nga punëtori i shitores, i cili dëshiron t`ia shprehë mirënjohjen. Atje ia dhurojnë një kupon me vlerë.
“Heroi nga Villingeni”. Kështu e kishte emërtuar një polic pasi që ai ia kishte dorëzuar hajnin, përcjell albinfo.ch. Por jo, kështu nuk do të dëshironte të quante veten Dritoni. Përse ai kishte bërë këtë akt guximi? Berisha, me gjermanishten e tij që çalon thotë: “Gjermanët na kanë ndihmuar ne atëbotë në Kosovë. Ata më kanë ndihmuar edhe mua si refugjat dhe përse të mos i ndihmoj edhe unë një herë ata?”. Ai thotë se këtë do ta bënte në çdo kohë sërish
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











