Shkurt.ch
Droga kanabis, në shitje të lirë, në kiosk
Që nga e hëna e ardhshme, në më shumë se 1000 kioska të Valoras do të dalin në shitje dozat me kanabis
Në Zvicër kanabisi do të mund të blihet në mënyrë krejtësisht legale, në kiosk ose në rrjetin e shitoreve “Denner”.
Ndërmarrja “Valora” që menaxhon kioskat në gjithë Zvicrën ka bërë të ditur se ka hyrë në biznesin e shitjes legale të këtij lloje të drogës. Që nga e hëna e ardhshme, në më shumë se 1000 kioska të Valoras do të dalin në shitje dozat me kanabis, shkruan blick.ch.
Për ndryshim nga cigaret legale me kanabis të cilat nga korriku gjenden në shitje në Coop që vijnë të gatshme, cigaret e reja “Light Joint” duhet të përpunohen nga vet blerësi. Po kjo vlen edhe për kanabisin që mund të blohet në Denner, në 800 filiale sa i ka ky rrjet shitoresh. “Bari” që shitet në “Denner” përmban po ashtu substancën narkotike THC por në një sasi prej më pak se 1 për qind, sasi kjo që është e lejuar me ligj .
Duhet sqaruar se, përderisa THC me vetitë e veta psikoaktive është përgjegjës për dehjen gjatë marrjes së kanabisit, “bari” që blihet legalisht në shitoret e përmendura nuk e ka këtë veti por vetëm ndihmon për shtendosje.
Shitja legale e kanabisit nuk po kalon pa kundërshtime. Kështu eksperti i drogës, Toni Berthel, kryetar i Komisionit Federal për çëshjte të varësisë kishte tërhequr vërejtjen që para një viti se kanabisi legal CBD ka vetitë e drogës për fillestarët. “Ai që e dredh një cigare të këtillë, dikur do të ndjejë nevojën që provojë edhe efektin” e drogës së përmendur.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie














