Muzikë
Dua, artistja e parë dhe e vetme në botë që ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë rekorde në historinë e muzikës globale, përcjell albinfo.ch.
Kësaj here ajo është bërë artistja e parë dhe e vetme aktualisht në botë, e cila ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Këtë lajm e ka njoftuar shtëpia e saj diaskografike, Warner Records, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram.
Më saktësisht, tri hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.
Dua Lipa përndryshe ka konfirmuar se gjatë vitit 2024 do të publikojë albumi ne saj të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj pas dy albumeve shumë të suksesshme në të kaluarën, “Dua Lipa” në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia” në 2020.
Ajo publikoi gjatë nëntorit të vitit të kaluar këngën e saj më të fundit “Houdini”, e cila njëherësh është kënga e parë e albumit të saj në ardhje.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













