Muzikë
Dua Lipa anulon koncertin e saj të dytë për këtë fundvit
Edhe një koncert tjetër, Dua Lipa u detyrua të anulojë pasi vazhdon të vuajë nga laringiti, përcjell albinfo.ch.
Ylli i muzikës shkroi në InstaStory se ajo nuk do të shfaqej në “Jingle Ball” të iHeartRadio Z100, në New York, siç ishte planifikuar pasi ajo është në pushim vokal ‘sipas urdhrave të mjekut’, shkruan DailyMail.
Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se sa ‘zemërthyer’ ishte që gjithashtu u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj.
“Siç e dini, shumica prej jush, unë aktualisht vuaj nga pezmatimi i fytit dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim”, filloi këngëtarja e hitit “New Rules”.
“Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende nën mot dhe nuk mund të performoj në ‘Jingle Ball’ iHeartRadio Z100. Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, mezi prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në ‘Jingle Ball’ të këtij viti”, shkroi tutje Dua.
“Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar sezonin me të gjithë fansat e mi, por shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të formacionit të mrekullueshëm që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju”.

Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














