Muzikë
Dua Lipa dhe Ava Max nominohen për çmimin “People’s Choice Awards” 2020
Këngëtaret ndërkombëtare shqiptare Dua Lipa dhe Ava Max janë nominuar edhe këtë vit në “People’s Choice Awards” për vitin 2020, transmeton albinfo.ch.
Dua Lipa është nominuar në katër kategori kryesore, si: “Artistja më e mirë e vitit”, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin “Future Nostalgia”, “Kënga më e mirë e vitit”. Ndërkohë, Ava Max është e nominuar në dy kategori, “Artistja më e mire e re” dhe “Kolona zanore më e mirë”. Ceremonia e përvitshme e “People’s Choice Awards” do të transmetohet live më 15 nëntor të këtij viti.
People’s Choice Awards ka publikuar listën e plotë të të nominuarve për këtë edicion, ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Ava Max.
Disa nga artistët që janë nominuar në kategori të ndryshme në edicionin e sivjetëm janë Taylor Swift, Lady Gaga, Justin Bieber, Justin Timberlake, Jonas Brothers, The Weeknd, Christina Aguilera, Miley Cyrus, Ariana Grande dhe shumë të tjerë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














