Lifestyle
Dua Lipa dhe babai i saj promovojnë Kosovën përmes festivalit ‘Sunny Hill’
Konferenca Ndërkombëtare e Muzikës Live (ILMC) në pjesën e ‘Future Forum’ – një aktivitet për profesionistët e rinj të muzikës live, që zhvillohet si pjesë e kësaj konference treditore, që njëkohësisht është edhe konferenca më e madhe e këtij lloji në botë, e ka paralajmëruar fituesen e dyfishtë të Grammy Awards, Dua Lipën dhe babain e saj, Dukagjin Lipen, si folësit kryesorë të këtij viti.
Future Forum do të ketë Dua Lipën dhe babain e saj, Dukagjin Lipën, të intervistuar nga redaktori i IQ Magazine, Gordon Masson, rreth rolit kryesor që muzika ‘live’ ka luajtur në zhvillimin e karrierës së Duas, rolin e Dukagjinit në ndërtimin e karrierës së saj, vështirësitë e udhëtimeve të shpeshta dhe Fondacionin dhe Festivalin Sunny Hill në Kosovë.
Fondacioni Sunny Hill është një organizatë bamirësie, e themeluar më 2016 në Prishtinë, nën patronazhin e Dua Lipa’s. Misioni i organizatës është përkrahja e grupeve në nevojë, forcimin e vlerave demokratike, zvogëlimin e varfërisë, promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e arritjeve njerëzore, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Future Forum do të jetë edhe platforma më e madhe promovuese e shtetit të Kosovës përmes festivalit më të madh në Europën Juglindore, që vitin e kaluar është organizuar nga Dukagjin Lipa dhe agjenci e marketingut REPUBLIKA në Prishtinë, i cili po ashtu është themeluar nga Dukagjin Lipa.
Prishtina dhe Kosova për tri netët e festivalit Sunny Hill ishte në qendër të vëmendjes së botës sa i përket muzikës, falë pjesëmarrjes së performuesve të nivelit më të lartë botëror.
Dua Lipa, Action Bronson dhe Martin Garrix ishin performuesit kryesorë të tri netëve të festivalit, që vendin tonë e vendosën në hartën e muzikës botërore.
Festivalet e tilla në rajonin tonë (Exit nga Serbia dhe Ultra nga Kroacia) kanë mbështetje enorme dhe shumëvjeçare nga qeveritë e tyre dhe paraqesin metodën më të mirë të mundshme të promovimit të shteteve të tyre.
Megjithatë, ky aktivitet duhet të mbështetet fuqishëm nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që të lehtësohet puna e organizatoreve dhe krijohen mundësitë sa më të mëdha për zhvillimin sa më të madh të këtij festivali, i cili është përfaqësuesi më i mirë i vlerave dhe vendit tonë në përgjithësi.
Dua Lipa vitin e kaluar arriti kulmet e listave muzikore, për t’u bërë femra e parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë më shumë se një miliard dëgjime në Spotify me hitin e saj ‘New Rules’.
Dua gjithashtu ishte në krye të listave në nivel global, dhe së fundi mori çmimet prestigjioze Grammy Awards 2019 për kategorinë “Best New Artist” dhe “Best Dance”, duke u bërë artistja e tretë britanike – pas Adele dhe Amy Winehouse – për të marrë dy çmime Grammy. Dua Lipa po ashtu ka fituar tri çmime Brit Awards si dhe shumë çmime të tjera.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran













