Kosova
Dua Lipa do të mbajë koncert në Kroaci
Dua Lipa do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor, raportojnë mediat kroate, përcjell albinfo.ch.
Referuar Istarski.hr, datat janë konfirmuar nga burimet, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Raportohet se Pula Arena këtë vit do të presë edhe disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës. Gjegjësisht, zyrtarisht është konfirmuar Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz, ndërsa nga burime ende jozyrtare bëhet e ditur se edhe Maneskin do të mbajë koncertin e tij në po këtë skenë.
“Nuk ka nevojë të flitet shumë për madhështinë e ardhjes së këngëtares në Kroaci”, shkruajnë mediat kroate për Dua Lipan.
Dua Lipa është autore e hiteve “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe “Dance The Night” e publikuar së fundmi, e cili është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie”.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











