Muzikë
VIDEO: Dua Lipa flet për rëndësinë e veprës së Ismail Kadaresë në jetën e saj
Në “Booker Prize 2022” event i ndrarjes së çmimeve, Dua Lipa ka mbajtur në fjalim ku ka vlerësuar letërsinë në përgjithësi, si dhe shkrimtarin Ismail Kadare, veçanërisht veprën e tij, “Kështjella”, përcjell albinfo.ch.
🔊 | Listen to @DUALIPA’s full speech at @TheBookerPrizes in London tonight, talking about how literature has impacted her life and career [@BBCSounds] pic.twitter.com/15Q8ALbAMa
— Dua Lipa Hungary (@dlipahungary) October 17, 2022
“Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si “Kështjella” nga Ismail Kadare, testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës”, theksoi këngëtarja.
“Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën, duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, shtoi ajo.
Reading gives me so much joy, so it was an absolute honour to speak last night at the Booker Prize ceremony. Thank you to the Booker Prize Foundation for having me. I loved all of the shortlisted books without exception but special congratulations pic.twitter.com/t4MN9r9On4
— DUA LIPA (@DUALIPA) October 18, 2022
Dua u shpreh se letërisa dhe leximi i një libri janë ndër kënaqësitë më të thella në botë dhe se një vepër e mirë i bën njerëzit të ndihen mirë.
“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri. Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, fiksimet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të 2 më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot”, u shpreh ajo, duke theksuar se kur rrëmbehet nga angazhimet e tureve dhe jeta e tensionuar, e gjen qetësinë dhe “mbijetesën” te librat.
We are delighted to announce that the WINNER of the #BookerPrize2022 is ‘The Seven Moons of Maali Almeida ’ by Shehan Karunatilaka.
Discover more about the winning book: https://t.co/e5pLgvWmld@shehankaru @sortofbooks @ShahidhaBari @hrcastor @amabanckou @mjohnharrison pic.twitter.com/mtaVewL7Ij
— The Booker Prizes (@TheBookerPrizes) October 17, 2022
Çmimin kryesor të “Booker Prize 2022” e mori autori nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka me romanin e tij “The Seven Moons of Maali Almeida”.
Në event, Dua Lipa takoi edhe Camilla-n, bashkëshorten mbretëreshë të mbretit Charles III.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












