Integrimi
Düsseldorf: Hapet ekspozita “Qëndresa heroike e Jasharajve për liri..“
Në mesin e shumë manifestimeve në diasporë për shënimin e epopesë së Jasharajve, ishte edhe ekspozita "QËNDRESA HEROIKE E JASHARAJVE PËR LIRI, RAST UNIK NË HISTORINË BOTËRORE" që u hap të shtunën në Düsseldorf.
E organizuar nga Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, kjo ekspozitë, për dy ditë radhazi, priti një numër të madh vizitorësh shqiptarë dhe gjermanë.
Nëpërmjet fotografive të shumta dhe eksponateve të ndryshme të sjellura nga Kosova, vizitorët patën rastin të mësojnë më shumë per betejën e familjes Jashari para 18 vitesh, e cila heroikisht mbrojti pragun e shtëpisë kundër agresorit serb.
Rripi i Komandant Adem Jasharit, gëzhojat e plumbave të kësaj beteje e shumë gjësende tjera, zgjuan kurreshtjen e vizitorëve të kësaj ekspozite në të cilën nga familja Jashari ishte i pranishëm z. Murat Jashari. Ai zhvilloi biseda të shumta me të pranishmit ndër të cilët kishte edhe përfaqësues nga politika dhe bizneset e diasporës.
Nxënësit e shkollës shqipe të Düsseldorfit, mbuluan pjesën artistike të kësaj ekspozite unike me këngë dhe valle shqiptare.
Organizatorët mbetën të kënaqur me këtë ekspozitë të qëlluar e cila përmbushi parashikimet e tyre në çdo aspekt. Në pronincimin e tyre për këtë ekspozitë thuhet:
“Marsi është muaji i dhembjes, respektit, lavdisë dhe krenarisë sonë kombëtare. Në këtë muaj kanë shpërthyer shumë protesta e luftëra çlirimtare në trojet tona por beteja e marsit, e vitit 1998, në Prekaz do të mbetet e paharrueshme brez pas brezi. Qëndresa heroike e Jasharëve me plot të drejtë quhet rast unik në botë sepse ishte një betejë e zhvilluar nga një familje në njërën anë dhe një ushtrie përballë saj.
Le t’i shënojmë me krenari përvjetorët e ngjarjeve heroike që ia sollën lirinë Kosovës, le t’i nderojmë luftëtarët dhe dëshmorët e rënë për liri dhe le ta ndërtojmë e zhvillojmë Kosovën siç e deshën ata dhe siç e duam ne të gjithë.”
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













