Shqipëria
Durrës: Qindra banorë kërkojnë çadra për t’u strehuar
Është bërë e ditur se stadiumi Niko Dovana dhe dy gjimnazet në krah të të tij, konkretisht shkollat Bernardina Qerraxhia dhe Leonik Tomeo në Durrës janë mjediset ku i drejtohen orë pas ore mijëra qytetarë.
Po ashtu, një pjesë, shtëpitë e të cilëvë janë në rrëzik shembje janë vendosur përkohësisht në çadrat në hyrje të stadiumit “Niko Dovana”.
Meqenëse secili ka një histori për të rrëfyer. Merita Laska pasi me bashkëshortin dhe tre fëmijët braktisën shtëpinë e dëmtuar nga tërmerti në Shkozet, nga sot në mëngjes janë vendosur këtu. Janë në pritje të një çadre.
Të tjerë banorë, si strehë të përkohshme kanë gjetur palestrën e Shkollës së Mesmë të Orientrura Sportive Bernardina Qerraxhia.
Përveç një dysheku, batanije dhe ushqim, ekipe të bluzave të bardha dhe psikologëve janë angazhuar në ndihmë të tyre, të përforcuar edhe nga kolegët nga Kosova.
Në numër edhe më të madh, janë ata që kërkojnë veshje ose ushqim.Në hekurat e gjimnazit Leonik Tomeo, janë më qindra ata që presin ndihma.
Mes tyre ka edhe nga ata banorë që nuk kërkojnë as ushqim, as veshje, as strehë por vetëm një vend ku mund të dorëzojnë ndihmat e grumbulluara.
Nga ora në orë stadiumi Niko Dovana shndërrohet. Pak metra larg hyrjes së tij, ekipe të mbrojtjes civile nga rajoni i Puljas në Italia janë në ngritje të çadrave që mund të strehojnë deri në 150 veta, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












