Shqiperia

Durrësi do të jetë “ndër zhvillimet më të pabesueshme në botë”

Mohamed Alabbar: “Durrës Yacht & Marina”

Në një deklaratë të lëshuar nga përfaqësuesi i “Eagle Hills Real Estate Development”, Mohamed Alabbar, shprehu sot bindjen se “Durrës Yacht & Marina” do të jetë ndër zhvillimet më të pabesueshme në botë, përcjell albinfo.ch.

I ftuar në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, Alabbar tha se “është gati të realizojë të përsosurën në Durrës”.

Projekti i portit të Durrësit/ Ja si do ndryshojë zonat e portit aktual. Jahte, turizëm dhe hotele - Top Channel

“Ju siguroj se klientët e mi janë shumë të ngazëllyer. Qeveria ime gjithashtu. Na kanë vendosur në një presion pozitiv që do të bëjmë gjënë më të bukur në botë, më të mirë se Monako dhe asnjë gjë nuk do na ndalë, se zhvillimi është i pabesueshëm dhe gjithë studimet e fizibilitetit jemi duke i hedhur nga dritarja, jemi duke dalë më mirë se parashikimet dhe do të ecim më mirë. Kam 30 vjet në biznes, kam kryer kryeveprën, kam bërë edhe gabime të rënda, por tani jam gati të bëj të përsosurën”, tha ai.

Construction of the port of Durrës/In the spring, the works for the new tourist port start. - SWISSA

Alabbar vlerësoi se në Shqipëri ka gjetur partnerë vullnetmirë që besojnë. “Kjo është betejë e fortë dhe e gjatë, sepse nevojiten vite për këtë garë. Unë gjeta një mjedis njerëzish të mirësjellë, që çonin përpara vendin e tyre”, tha ai.

Ai tha se në vendimin për të investuar në Shqipëri ishin një sërë faktorësh që ndikuan.

Analiza e shifrave të investimit në portin e Durrësit, gazetari tregon detajet që nuk janë bërë publike: Do ndërtohen 12 mijë apartamente që do shiten me 1500 euro m2 – Balkanweb.com – News24

“Shqipëria është disa orë larg Italisë. Ne bëmë disa matje mbi turizmin dhe zhvillimin ekonomik këtu dhe te fqinjët e Shqipërisë. Bëra krahasimet mes hoteleve këtu dhe vendeve fqinjë dhe pashë raportin, pjesën që zë turizmi. Pa dyshim pashë edhe blerjen e banesave, shifra të çmendura. Shqipëria ka goxha shans, por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Dhe këtë lloj basti i vura vetes 3 vjet e gjysmë më parë, por pata edhe një partner vullnetmirë në terren”, tha ai.

Në këtë drejtim, Alabbar vlerësoi se sistemi më transparent që ka hasur në këto vite është në Shqipëri.

Dështon projekti i Emirateve për Portin e Durrësit - KRYEFJALA

“Jam marrë me marrëdhëniet qeveritare dhe i ka parë të gjitha llojet për vite me radhë. Kam parë lloj-lloj formate politikanësh. Vë bast që sistemi më transparent që kam hasur në këto vite është në Shqipëri dhe për këtë sfidoj çdokënd, le të më dalin kundër”, tha ai.

Alabbar kujtoi se në fillimet e kompanisë së tij në vitin 1990, për 15 vjet rresht njerëzit nuk kishin besim dhe vinin në dyshim gjithçka.

Prezantohet projekti gjigant i portit të Durrësit: Jahte, hotele, qendra tregtare të ngjashme me ato në Dubai

“Thoshin është false, e rreme, nuk do të funksionojë. Ishim nga Lindja e Mesme, vetëm lajme të këqija kishte nga Lindja e Mesme dhe ato transmetoheshin në CNN dhe BBC, por ne qëndruam të vendosur. Kjo është pjesërisht në Shqipëri, por absolutisht çdo vend ka një histori negative.

Ne në Lindjen e Mesme kemi të gjithë historitë tona të shkuara të hidhura, ishim mbretëria e kontrabandistëve, por evoluimi dhe ndryshimi vijon. Në Shqipëri kam parë malet, luginat e vijën bregdetare. Bukuria e vërtetë e Shqipërisë për mua janë malet e luginat. Kam 4 vjet që endem rrugëve të Tiranës dhe Përmetit, nuk shikoj gjë tjetër veç fytyra të buzëqeshura dhe të përulura”, tha ai.