Lifestyle
Dushku: U abuzova seksualisht në moshën 12-vjeçare
Aktorja ka treguar se ngacmimi ka ndodhur 25 vjet më parë në xhirimet e filmit "True Lies"
Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, ka bërë një rrëfim tronditës për shumëkënd. Ajo nëpërmjet profilit të saj në rrjetet social ka njoftuar se është abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare nga një prej koordinatorëve të dublantëve më të suksesshëm të Hollivudit.
Aktorja ka treguar se ngacmimi ka ndodhur 25 vjet më parë në xhirimet e filmit “True Lies” nga Joel Kramer. “Ua tregova prindërve dhe vëllait këtë ndodhi. Askush nuk dinte si të vepronte ose të përballej me këtë situatë tabu që ishte atë kohë.
Jam mirënjohëse ndaj femrave që janë rrëfyer përpara meje muajt e fundit. Ato më dhanë forcën dhe mua për t’u rrëfyer”, ka shkruar ndër të tjera aktorja.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha












