Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e katërt e gjykimit: Avokati kërkon dënim për vrasje nga pakujdesia Avokati: Nëse ai do të kishte planifikuar vrasjen, këtë mund ta bënte në Maqedoni. Atje, “akte...
-
Produktet shqiptare në festivalin Alba Festival
-
Bashkatdhetarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria
-
Vjenë: Program i suksesshëm për festimin e 1 Qershorit: Një ditë plot gëzim dhe mirënjohje
-
Marigona Qerkezi do të performoj në Gjermani, Itali, Belgjikë, Finlandë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe
Jeta në Zvicër
-
Studim për të hetuar diskriminimin ndaj ushtarëve homoseksualë në ushtrinë zvicerane Gjatë katër viteve të ardhshme, një ekip hulumtues nga Universiteti i Bernës do të hetojë nëse...
-
A ka Zvicra përfitime ekonomike nga organizimi i Samitit për Ukrainën?
-
Buxheti i lartë i ushtrisë do të kompensohet pa rritje taksash
-
Dita e katërt e gjykimit: Avokati kërkon dënim për vrasje nga pakujdesia
-
Zvicra po i afrohet gjithnjë e më shumë NATO-s