Integrimi
Dy familje skamnore bëhen me shtëpi, donator, Fehmi Fetahu nga Zvicra
Në fshatin Sllakovc është bërë përurimi i dy shtëpive të reja për dy familje skamnore, këtë herë nga donatori nga Zvicra, Fehmi Fetahu, pronar i kompanisë së njohur “Fetaxid”, pjesë e të cilës është edhe kompleksi turistik në Gjilan, “Vali Ranch”.
Me këtë rast, donatori, afaristi nga Zvicra, Fehmi Fetahu, ka thënë se ndërtimi i dy shtëpive të reja është ndjenjë e gëzimit për të edhe për këto dy familje, për Adem Momqillën me tetë anëtarë, e me gjashtë fëmijë dhe familjen e Feriz Ymeri me gjashtë anëtarë të familjes, raportojnë mediat lokale në Gjilan.
„Të ndihmosh sot dikë, është shumë e rëndësishme, e këto familje ishin meritore për ndihmën që kemi dhënë, ngase edhe këta kanë dëshirën të jenë të buzëqeshur dhe të lumtur. Kushtet ku kanë jetuar këto familje ishin ekstrem të vështira. Do të jem edhe më tutje mbështetje e fuqishme e tyre. Po ashtu informoj se unë me kaq nuk do të ndalem, kontributi im në këtë drejtim do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë ndër të tjera Fetahu.
Familjarët që u bënë me shtëpi të re thanë se ndjehen jashtëzakonisht të lumtur me kushtet që janë krijuar për jetë tash e tutje.
Numri një i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, tha se kanë përuruar shtëpinë e 20 dhe 21.
„Ky është investim i Fehmi Fetahut, i cili ka ndarë nga puna e vet në Zvicër financa që t’i gëzojë këto dy familje me gjithsej 14 anëtarë. Do të vazhdojmë edhe më tutje me renovime të shtëpive dhe me ndërtim të shtëpive të reja, që ta zbusim gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale e cila është në komunën e Gjilanit. Do të angazhohemi edhe më tutje që fëmijëve dhe të rinjve t’u ofrojmë kushte më të mira për jetë”, ka thënë kryetari Haziri.
Kryetari i Gjilanit tha se këtë vit do të organizohet një gala mbrëmje, në mënyrë që të ndihmohen familjet që kanë nevojë e që janë në kushte të rënda ekonomine dhe sociale.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha










