Kuriozitete
Dy filantropë gëzojnë filipinasit
Villanueva tha se ai ka shpenzuar më shumë se 44,000 dollarë për ndërtimin dhe marrjen e dekorimeve festive dhe do të vazhdojë të zgjerojë koleksionin e tij për aq kohë sa njerëzit ende ndjejnë gëzim kur janë në shtëpinë e tij
Dy filantropë filipinas hapën shtëpitë e tyre të dekoruara me mijëra drita të Krishtlindjeve për publikun falas, për të shënuar kështu sezonin festiv.
Biznesmenët dhe fqinjët, Aleksander Kruz dhe Ric Villanueva, që jetojnë në një komunitet të rrethuar në periferi të Manilas, kanë një traditë vjetore të shndërrimit të shtëpive të tyre në mrekulli nga dritat për të ndarë fatin e tyre të mirë gjatë vitit dhe përhapjen e frymës festive.
Turistët nga provincat e largëta, studentët dhe banorët e Manilës mbushën shtëpitë dhe bënë shumë fotografi brenda dhe jashtë shtëpive të banimit, të cilat hapën dyert prej orës 6 të mëngjesit dhe qëndruan të hapura deri vonë në mbrëmje.
Villanueva tha se ai ka shpenzuar më shumë se 44,000 dollarë për ndërtimin dhe marrjen e dekorimeve festive dhe do të vazhdojë të zgjerojë koleksionin e tij për aq kohë sa njerëzit ende ndjejnë gëzim kur janë në shtëpinë e tij.
“Duke pasur kaq shumë bekime ndjej se e kam për obligim që ta ndaj këtë me banorët tjerë. Sepse edhe unë kam pasion për Krishtlindje dhe drita e dekorime. Andaj duke e bërë këtë e di se po u ndihmoj edhe të tjerëve” tha ai.
Cruz, i cili nuk donte të zbulonte koston e dekorimit të shtëpisë së tij, tha se ndjeshmëria pozitive që shtëpia e tij tërhoqi do të sillte një fat të mirë për biznesin e tij në zhvillimin e mallrave.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









