Kultura
Dy filma shqiptarë konkurojnë për “E.N Film Festival”
Janë premierat e filmave “Lulet plastike” të Ylljet Alicka si dhe filmi “Brava” I Bujar Alimanit& Erand Sojli që do të shfaqen në Hagë
Dy filma shqiptarë po konkurojnë në Eastern Neighbours Film Festival në Holandë. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoresha e re e Arkivave, Iris Elezi. Janë premierat e filmave “Lulet plastike” të Ylljet Alicka si dhe filmi “Brava” I Bujar Alimanit& Erand Sojli që do të shfaqen në Hagë.
Filmi “Lulet plastike” që mban firmën e Alickës si autor e regjisor tregon historinë e jetës nën vetmi të një çifti të moshuar nga fshati që vijnë në Tiranë me entuziazëm në një dasmë ku janë të ftuar, dhe nga kënaqësia e madhe që do të jenë në këtë dasëm dhe do të shoqërojnë krushqit përballen me vetminë e të qënurit në një komunitet ndryshe. Por nga ky mënjanim, krahas kësaj ndjesie vetmie fillon dhe rizbulimi i njëri-tjetrit.
Filmi është bazuar në tregimin “Çifti” shkruar nga Alicka. Ky film ka rikthyer në ekran aktorin e njohur Robert Ndrenika si dhe aktorët Zana Prifti, Gent Hazizi apo Elia Zaharia. Kjo është hera e dytë që Alicka bashkëpunon me Ndrenikën pas filmit “Parrullat”, apo “Kronikë provinciale”.
Ndërsa filmi “Brava” me regji të Bujar Alimanit dhe Erand Sojli na çon në problemet e trazirave të reja që po përballet njerëzimi. Në qendër të filmit është Ariani, një 40 vjeçar shqiptar që shkon për të marrë sendet personale të djalit të tij, Denis, i cili ka humbur jetën në një atentat terrorist.
Ky film trajton një temë që më parë nuk është trajtuar në kinematografinë shqiptare,frymëzuar nga ngjarjet që po ndodhin përreth me fluksin e madh të refugjateve sirianë, që ikin nga lufta në vendin e tyre e drejtohen për nga Europa. I ftuar special në Eastern Neighbours Film Festival është dhe regjisori nga Kosova Dren Zherka, i cili do të prezantojë filmin Eho.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











