Shkurt.ch
Dy kosovarë, pjesë e “plaçkitjes”: 9 vjet burg
Dy ndihmësit e “plaçkitësve”, të cilët kishin për detyrë të ndihmonin ikjen e të parëve, ishin kosovarë. Ata janë dënuar me 6 vjet gjegjësisht 2 vjet e 9 muaj burg
Pasi që një bizhuteri në Bazel ishte plaçkitur 5 herë brenda 3 vitesh, ajo ishte vënë nën llupë të organeve ndjekëse me dyshimin për simulimin e këtyre sulmeve për të përfituar nga sigurimet. Këtë dyshim e forconte edhe më shumë fakti se i biri i pronarit të bizhuterisë punonte pikërisht në formën e sigurimeve ku lokali i këtij të fundit ishte i siguruar.
Në vendimin gjyqësor kundër dy personave që kanë aktruar plaçkitjen, gjykata bën fjalë për një mashtrim të sigurimeve në marrëveshje me pronarin e bizhuterisë. Kështu, të dy personat e përmendur nuk janë akuzuar për plaçkitje të armatosur por për mashtrim, vënie në lajthitje të drejtësisë dhe për fajësim të rrejshëm.
Se nuk bëhet fjalë për një sulm të vërtetë për plaçkitje, gjykata ka konstatuar duke u mbështetur në deklaratat e dy pjesëmarrësve në “sulm”. Sigurisht edhe vendi i punës i të birit të pronarit në kompaninë e sigurimeve ka qenë një dëshmi plus.
Në shitore janë vjedhur stoli ari dhe të tjera në vlerë të 100 mijë frangash.
Dy ndihmësit e “plaçkitësve”, të cilët në plaçkitjen e fundit, të inskenuar të vitit 2011kishin për detyrë të ndihmonin ikjen e të parëve, ishin kosovarë. Ata janë dënuar në maj të vitit 2012, në Gjykatën Penale të qytetit Bazel njëri në një procedurë të veçantë. Njëri, 23 vjeçar është dënuar me 6 vjet burg ndërsa 48 vjeçi M.G., familjar i tij, ka marrë dënimin prej 2 vjet e nëntë muaj burg, ndonëse sipas trupit gjykues ky ka “mbajtur penjtë” gjatë aktit të plaçkitjes. M.G., sipas vendimit gjyqësor ka bërë marrëveshjen me pronarin e bizhuterisë dhe bart një pjesë të përgjegjësisë edhe për kurdisjen e kompensimit të dëmit nga kompania e sigurimeve.
Ndërkaq, mbetet e paqarte nëse bashkëkryesit kanë marrë pjesë në ndarjen e shumës prej 100 mijë frangash që ka paguar kompania e sigurimeve.
Ende nuk është kryer gjykimi i pronarit të bizhuterisë dhe të birit të tij, të cilët dyshohen për organizimin e simulimit të plaçkitjeve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











