Futboll
Dy mbrojtësit shqiptarë afër transferimit në klubin e njohur italian
Napoli i gatshëm t’i sigurojë shërbimet dy mbrojtësve shqiptarë
Është bërë e ditur se klubi Italian, Napoli po bëhet gati për një goditje të trefishtë në afatin kalimtar të janarit.
Sipas informacioneve thuhet se drejtuesit e dy skuadrave kanë pasur kontakte që nga dita e Krishtlindjes mes Cristiano Giuntolit, drejtorit sportiv te Napolit, dhe atij në Veronës, Tony D’Amico.
Tre janë emrat që i interesojnë Napolit janë Amrabat, Rrahmani dhe Kumbulla.
Thuhet se për dy të parët, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Mësohet se Rrahmani do të bëhet i Napolit për 12 milionë euro, por do të qëndrojë deri në fund te sezonit Verona në formë huazimi dhe formalizimi i i marrëveshjeve pritet të ndodhë në 10 ditëshin e dytë të muajit janar, pasi Napoli të zgjidhë dhe disa situata kontraktuale me lojtarët që ka në organikë, shkruan Top Channel.
Ndërsa për Kumbullën, thuhet se edhe pse ka interes konkret, bisedimet do të vijojnë gjatë muajve në vazhdim dhe në varësi të ecurisë së 19-vjeçarit 1 metrër e 90 centimetra i gjatë, do të bëhet edhe oferta e Napolit.
Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të monitorohet me kujdes nga Napoli, ndeshje pas ndeshjeje, deri në përfundim të sezonit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












