Lajme
Dy mjekë në pranga, falsifikuan certifikatat
Në njërën ordinancë janë gjetur 33 certifikata, tri vula në emër të dy mjekëve, ndërsa në të dytën janë gjet tetë vula të mjekëve të ndryshëm. Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, dy mjek janë vënën në pranga, njëri në Gjilan dhe tjetri në Viti, në juglindje të Kosovës, pasi që janë dyshuar […]
Në njërën ordinancë janë gjetur 33 certifikata, tri vula në emër të dy mjekëve, ndërsa në të dytën janë gjet tetë vula të mjekëve të ndryshëm.
Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, dy mjek janë vënën në pranga, njëri në Gjilan dhe tjetri në Viti, në juglindje të Kosovës, pasi që janë dyshuar se pa asnjë kriter mjekësor, kishin lëshuar certifikata për patentë-shofërë. Të dy këta mjekë, posedonin ordinanca private.
Siç raporton “rajoni press” njëri mjek është arrestuar në ordinancën e tij private “Dalmati” në Viti, e tjetri në “MSC-Vizion” në Gjilan. Në ordinancën e parë janë gjetur dhe sekuestruar 33 certifikata mjekësore, dy vula të ordinancës, tri vula në emër të dy mjekëve punëtorë dhe disa dokumente të tjera.
Ndërsa në ordinancën “MSC-Vizion” janë gjetur dhe sekuestruar 250 euro, tetë vula në emër të mjekëve të kësaj ordinance dhe disa dokumente tjera. Bastisjet janë realizuar nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Ndryshe mjekësia dhe drejtësia konsiderohen dy sektorët më të korruptuara në Kosovën e pasluftës. Një javë më parë është dënuar më një vjet burg dhe me dy vjet mos të drejtë të ushtrimit të detyrës së mjekut, ish-drejtori i spitalit të Gjilanit, Xhavit Hajdari. Ky është zënë në flagrancë duke ia marr 2000 euro një punëtoreje.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













