Lajme
Dy orë pritje në kufi për të dalë nga Kosova
Shumë mërgimtarë që po kthehen në vendet e BE-së pas pushimeve në Kosovë, po presin deri në dy orë në kufi, transmeton albinfo.ch.
Referuar Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin kufitar në Merdar pritjet për të dalë nga Kosova janë dy orë dhe kolona ka arritur në 800 metra, po ashtu pritjet në këtë pikë kufitare për të hyrë në Kosovë janë 30 minuta.
Nga ana tjetër, një pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo tek “Dheu i Bardhë”, ku pritjet për të hyrë janë 30 deri 40 minuta, ndërsa për të dalë jo më shumë se 15 minuta.
Kolonë njëkilometërshe është krijuar edhe në dalje të pikës kufitare në Vërmicë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri 30 minuta, ndërsa për hyrje nga kjo pikë nuk pritet më shumë se 10 minuta.
Më poshtë gjeni raportin për fluksin në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











