Lajme
Dy qeveritë i japin mbështetje dialogut me Serbinë dhe “Bashkimit Kombëtar”
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, janë nënshkruar shtatë marrëveshje, të cilat si thanë ministrat, lehtësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy shteteve
Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët mbajtur në Prishtinë, i dhanë mbështetje të plotë dialogut Kosovë- Serbi, ndërsa shprehen vendosmërinë e dy shteteve për të bashkëpunuar ngushtë në të gjitha fushat, politike, ekonomike, arsimore, kulturore dhe të sigurisë.
Dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Edi Rama, kanë theksuar se avancimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të shërbejë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit. Ata thanë se përkushtimi për dialog e “bën Kosovën vendin e paqes”.
“Vlerësoj se kjo mbledhje e përbashkët, përveç tjerash, do të jetë shtytëse e procesit përpara sa kualitativ aq edhe të domosdoshëm, të procesit të normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore në Ballkan. Ky është proces eurointegrues, për të cilin ne jemi të përkushtuar gjithnjë. Ne jemi për dialog me të gjithë, edhe më Serbinë. Heqja dorë nga dialogu me të tjerët është një kthim në monolog anti historik, izolim dhe përjashtim i proceseve progresive”, ka thënë kryeministri Mustafa.
Edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, inkurajoi institucionet e Kosovës që të vazhdojnë dialogun me Serbinë, me qëllim të hapjes së mundësive për vendin.
“Shqipëria e mbështet pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut të Kosovës me Serbinë, si një mënyrë për të thelluar bashkëpunimin në rajon, duke imponuar të gjithë një koordinim më të ngushtë mes nesh. Në anën tjetër ne e kemi inkurajuar dhe inkurajojmë gjithmonë lidershipin tuaj të shkojë përpara në këtë dialog, sepse është një dialog që ndoshta më shumë se asgjë tjetër e lartëson Kosovën dhe dijen shtetformuese të saj”, ka theksuar Rama.
Madje kryeministri shqiptar ka marrë shembull Francën dhe Gjermaninë, si dy shtete q1ë dikur ishin armiqtë më të mëdhenj, e sot janë shembull i bashkëpunimit.
Në mbledhjen e dy qeverive, janë nën shkruar një varg marrëveshjesh, ndërsa dy qeveritë janë zotuar për heqjen e të gjitha barrierave që ekzistojnë ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se bashkimi kombëtar, në këtë rast mes Kosovës dhe Shqipërisë, po ndodhë mes integrimit të dy vendeve dhe integrimit të përbashkët në BE.
Ai gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Isa Mustafës në Prishtinë, para gazetarëve ka thënë se marrëveshjet mes dy vendeve kanë rezultuar me kontribut mes shkëmbimit ekonomik e tregtar. “Rruga drejtë bashkimit kombëtar është parë si integrim në mes të dy shteteve tona dhe integrimit të plotë në BE, ka një përmasë të përditshme të jetësimit të kombëtar në bashkëpunim mes nesh edhe në rajon”, tha ai.
Rama ka thënë se si rezultat i angazhimit në mes dy qeverive Kosova ka rritur të zë vendin e dytin për sasinë e eksportit. “Shqipëria, pas këtyre marrëveshjeve për bashkëpunim ekonomik e tregtar, ka arritur që në këtë periudhë, për herë të parë, të rendis Kosovën si vendin e dytë për sasinë e eksporteve, pas Italisë”, deklaroi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë











